Drejtoresha pi duhan në zyrë, gjobitet 500 euro (Foto)

14:40 | 15 Korrik 2015
M. A.

Ligji anti duhan vazhdon të mos respektohet në entet shtetërore. Ky mos respektim ndodhi këto ditë edhe në njërin nga entet shëndetësore që me propagandë e lufton më së shumti duhanin duke e quajtur armik të madh të shëndetit.

Në këtë rast, gjoba duket të jetë shumë e arsyeshme
Burime të Koha.net kanë siguruar kopjet e vendimit të Inspeksionit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë i cili për mos respektim të Ligjit antiduhan ka dënuar “pamëshirshëm” drejtoreshën e Klinikës së Radiologjisë të SHKUKS-së.

Vendimi i Inspeksonit tregon se dr. Serbeze Kabashi, drejtoreshë e kësaj klinike, është zënë duke pirë duhan në zyrë dhe asaj më pas i është lëshuar vendimi për gjobitje me 500 euro.

 

20150715134712773
20150715134706630

Shpërndaje në rrjete sociale