Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mori Çmimin HERMES Platinum Awards Winner për Biznes dhe Arsimin Teknik – propozimi i një vlere unike. Hermes ndau Çmimin Fitues Platinum për vitin 2015, të vlerësuar sipas meritave të kompanisë dhe ky çmim iu dha aeroportit për kontributin në projektin Limak ASI.
Fituesit tjerë të çmimit platinum përfshijnë kompanitë prestigjioze të tilla, si Thomson Reuters, Deloitte, Hilton Worldwide, Fidelity Investments, etj.
Një tjetër sukses i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ është rritja e shpejtë e numrit të udhëtarëve gjatë këtij viti. Vetëm në 6 muajt e parë, në prag të kohës kur sezoni i fluturimeve arrin pikën më të lartë, aeroporti ka një rritje rreth 10% të numrit të udhëtarëve duke zgjeruar linjat e veta për destinacione të reja dhe duke shënuar një rritje të numrit të fluturimeve për 5.5%.
Më herët, gjatë muajit të kaluar, ANP “Adem Jashari” fitoi tre çmime nga Green Apple Awards dhe CSR International Awards pas të cilave, në të njëjtën javë, erdhi një tjetër çmim nga e njëjta organizatë, CSR International Awards.
Ky është çmimi i pestë këtë vit, ndërsa ne jemi ende në konkurrencë përçmimin nga W orld Travel Awards 2015 i cili është në varësi të votave, dhe në konkurrencë edhe për çmime tjera gjatë këtij viti.
Parashikimi i motit për sot
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus