Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, ka vazhduar takimet me përfaqësues të shtetit belg gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.
Sot, ai është takuar me anëtarë të Komisionit për Punë të Brendshme në Parlamentin belg me të cilët ka bashkëbiseduar për çështje të liberalizimit të vizave, bashkëpunimit policor si dhe ekstremizmit të dhunshëm e terrorizmit.
Me këtë rast, Ministri Hyseni u është përgjigjur kureshtjes së tyre lidhur progresin që ka bërë Kosova në shumë këto rrafshe.
Hyseni ka kërkuar mbështetjen e Belgjikës në heqjen e regjimit të vizave për Kosovën tani kur misioni i KE-së po bën vlerësimin e përmbushjes së kritereve.
“Çështjet politike nuk mund të lënë Kosovën të izoluar, e sa i përket kritereve teknike, Kosova tashmë i ka përmbushur ato”, theksoi ministri Hyseni gjatë takimit.
Gjithashtu, ai kërkoi përkrahjen në fushën e bashkëpunimit policor që do të ishte shumë më efikas për rajonin dhe më gjerë në rast se Kosova bëhet pjesë e INTERPOL-it.
Gjatë takimit më anëtarë të Komisionit u vlerësua lartë përkrahja e vazhdueshme e Belgjikës si dhe bashkëpunimi i ngushtë që të dyja vendet kanë pasur.
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...
Rritet konsumi i duhanit në Kosovë, shqetësim i madh te të r...
FIFA konfirmon një ndryshim të ri në rregullore para fillimi...
Kurti e kap tabllën e filxhanit në emision: Kosova është pak...
Ky është teksti që familja e Vuçiqit donte ta hiqte me çdo k...