Transferimi i Philippe Coutinhos në Barcelonë nga Liverpooli do të shkaktonte luftë në dhomën e zhveshjes në Camp Nou.
E gjithë besohet se do të ndodhë për shkak të pagës së brazilianit që besohet se do t’i ofrohet nga klubi katalunas, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Gerard Pique është i pakënaqur me kontratën të cilën Coutinho mund të nënshkruaj. Raporti shton që mesfushorit të Liverpoolit do t’i ofrohet një pagë prej 10.6 milionë funta nga lideri i La Ligas.
Ivan Rakitic, Andres Iniesta janë gjithashtu të pakënaqur për shkak se Coutinho do t’i rrezikonte pozitën e tyre në skuadër.
Mediat spanjolle besojnë që një marrëveshje 150 milionëshe mund të siguroj nënshkrimin me 25-vjeçarin dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mund të bëhet këtë javë./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...