Policia e Laçit arrestoi tre të rinj dhe shpalli në kërkim një të katërt, të cilët dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve.
Në të njëjtën natë një 16-vjeçar nga Sanxhaku humbi jetën i qëlluar në kokë nga një plumb qorr. Ekspertiza gjeti plumbin ndërsa po shikohen edhe armet e përdorura nga të rinjte për të parë nëse dy ngjarjet kanë lidhje.
Sipas njoftimit zyrtar Alban Lika, Ernis Lika dhe Arber Lika kanë qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonin në lagjen Sanxhak me automjet mesnatën e datës një janar 2018. Por ndërsa materialet janë referuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike si edhe për armëmbajtje pa leje, pritet që ekspertiza të përcaktojë nëse të rinjtë kanë apo jo lidhje edhe me vdekjen e 16-vjeçarit Klajdi Gjeta.
Adoleshenti u gjet i pajetë jashtë shtëpisë së tij pasi kishte dalë për të festuar me fishekzjarre. Por policia ka dyshime se Klajdi Gjetës iu mor jeta nga të shtënat e armëve gjatë festës së ndërrimit të viteve e për këtë po ushtron kontrolle në zonë për të gjetur jo vetëm armën me të cilën qëlluan të rinjtë por edhe armë të tjera./Top Channel
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran