Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, ka përkrahur Simone Inzaghin për pohimet e tij se VAR ja merr emocionin futbollit.
Lazio edhe një herë ka potencuar se është dënuar nga teknologjia e re në futboll.
Klubit kryeqytetas italian ju mohua një penalti ndaj Interit dhe është pikërisht Strakosha ai që ka thënë se VAR-i ja rrëmben emocionin futbollit.
“Mendoj se trajneri k at ëdrejtë, VAR e rrëmben emocionin. Kur shënoni nuk festoni, ju prisni derisa të verifikohet goli”
“Nëse ju jipet një penalti, ju prisni. Futbolli ishte i mir për incidentet që kishte, pa marrë parasysh nëse vendimet ishin të drejta ose jo”, theksoi Strakosha
Ai potencoi se është i lumtur që ka arritur numrin e 50 paraqitjeve me Lazion.
Po ashtu, ai thotë se ekipi i tij kërkoi tri pikët në San Siro.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...