Numri i lindjeve në Kosovë për këtë vit është dukshëm më i ulët se vitin e kaluar.
Kështu bën të ditur për arbresh.info drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Myrvete Paqarada.
Numri i lindjeve për vitin 2016 në tërë Kosovën ka qenë 10 mijë e 139 fëmijë ndërsa për vitin 2017 ky numër ka rënë në 9 mijë e 694 foshnje”, ka thënë ajo.
Kjo i bie që gjatë vitit 2017 kanë lindur 445 foshnje më pak se një vit më parë.
Numri i foshnjave të gjinisë meshkuj të lindur për vitin 2016 ka qenë më i lartë se ai i femrave, ku kjo shifër ka shkuar në5310 ndërsa 4964 foshnje ishin të gjinisë femër, shkruan arbresh.info.
Nga kjo del se numri i foshnjave meshkuj ishte për 346 më i lartë se i atyre femra, të lindur gjatë vitit 2016.
Numri i foshnjave meshkuj ka vazhduar të jetë i lartë edhe për vitin 2017 se ai i foshnjavetë gjinisë femër.
Gjatë vitit 2017 kanë lindur 5071 foshnje meshkuj dhe 4769 foshnje femra.
Gjatë vitit 2016 janë bërë nëna për herë të parë9911 femra kurse gjatë vitit 2017 9450 femra./R.Rexhepi/arbresh.info
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...
Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për...
Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e ...
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...
Endrick bën bujë të madhe në Brazil pas performancave me Lyo...