Mbase keni parë fishekzjarrët dhe keni mbajtur distancë deri pas mesnate ndaj të gjithëve të cilët kanë menduar t’ju afrohen. Mbase jeni gjendur vetëm dhe larg çifteve të cilët puthen sapo ora shënon 00:00 dhe keni menduar shpesh pse njerëzit puthen në vigjiljen e Vitit të Ri?
Ka shumë kultura të lashta të cilat duhet t’i falënderojmë për këtë traditë: Romanët, festuan solistin dimëror në fund të dhjetorit, duke përfshirë këtu festa maratonë me pije alkoolike. Sipas disa studimeve, disa besojnë se tradita e puthjes në vigjiljen e Vitit të Ri është një traditë e versionit më të zbutur të këtyre festimeve të romanëve, raporton “Women’s Health”.
Besime të tjera janë se nëse ju silleni në një formë a tjetër në ditën e parë të Vitit të Ri, ashtu do të jenë ditët në vazhdim. Prandaj, nëse e filloni vitin duke i dhuruar një puthje personit që ju dashuroni, ashtu do të jenë dhe 364 ditët në vazhdim. Gjermanët nga ana tjetër kanë një traditë shumë interesante: ata besojnë se nëse mban luspa të peshkut në kuletë, do të keni më shumë para vitin e ardhshëm.
Në Evropë, festat me maska janë shumë përhapura për fundvit, ku maskat përfaqësojnë shpirtrat e ligë. Kur shënon mesnata, ata heqin maskat e tyre dhe ua vendosin personit të parë që shohin, duke pastruar veten e tyre nga ndjenjat negative. Kjo traditë është shumë e ngjashme me praktikën e “bekimit” të anglezëve, e cila do të thotë të bekoni personin që doni duke e puthur.
Ndërkohë në Skoci, një traditë që ndiqet edhe sot është puthja. Të puthësh këdo, nuk k rëndësi nëse është shok apo i panjohur..
Presioni i akumuluar ndër shekuj nxiti puthjen në mesnatën e Vitit të Ri. Por, me mbylljen e 2017, viti i aprovimit, viti ku të gjithë ne e dimë që puthja e dikujt pa miratimin e tyre është konsideruar ngacmim seksual. Prandaj, le të bëjmë një përditësim këtë vit, puthni vetëm ata të cilët dëshirojnë të puthen dhe mbani buzët larg atyre të cilët nuk duan. Do të ishte ideale sikur sjelljet e pahijshme seksuale të lihen me demonët e 2017-s dhe viti 2018 të na gjejë “të pastruar”./antpress/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...