Barcelona është e bindur që ata mund të nënshkruajnë me yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon, javën e ardhshme.
Mediat spanjolle raportojnë që Barcelona është takuar me agjentin e lojtarit të Liverpoolit në mënyrë që më 3 janar të finalizohet marrëveshja, transmeton portali arbresh.info.
Ata dëshirojnë t’i shmangen asaj që ndodhi gjatë verës dhe nuk do të tërhiqen nga negociatat deri në fund të merkatos së transferimeve, prandaj janë duke e parë atë datë si kryesore për të finalizuar marrëveshjen.
Gazeta katalunase ‘Mundo Deportivo’ pretendon gjithashtu që Coutinho formon pjesën qendrore të “ofenzivës së Blaugranëve” në merkaton e ardhshme.
Ata shtojnë që një marrëveshje mund të finalizohet në janar, por ka gjasa që ai të vazhdojë qëndrimin në Anfield deri gjatë verës./arbresh.info/
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje