Tre persona janë ndaluar nga policia e Ferizajt nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në një rast të grabitjes të ndodhur ditë më parë në lagjen e Sherretëve të Ferizajt.
Zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi, ka thënë se deri te arrestimi ka ardhur pas një pune të suksesshme operative në terren nga hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale të Ferizajt.
Sipas tij, policia është në kërkim edhe të personit të katërt që tashmë është i njohur për ta dhe ndodhet në arrati.
Mësohet se në këtë rast kanë qenë të përfshira edhe të dyshuarat D.Q. 19 vjeçare dhe A.T.19 vjeçare, të cilat gjatë kësaj kohe u kanë ndihmuar të dyshuarve duke bërë roje jashtë shtëpisë.
Gresa Bakraqi e argjendtë në Kampionatin Evropian të shtetev...
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh