Këngëtarja e famshme, Rihanna, e ka nderuar një kushëri të sajin, Tavon Kaiseen Alleyn, i cili ka vdekur një ditë pasi ajo kishte kaluar Krishtlindjen me të.
Këngëtarja ka shpërndarë fotografo të sajat me Alleyn në Instagram, suke shkruar: “Pusho në paqe, kushëri..nuk mund të besoj se vetëm një natë më parë të mbaja në duar”.
“Kurrë s’e mendova se ajo do të ishte hera e fundit që të ndjeja ngrohtësinë e trupit tëndë. Të dua përgjithmonë”, ka shtuar ajo.
Rihanna me këtë rast ka bërë thirrje që t’i ipet fund përdorimit të dhunës me armë zjarri.
Policia në Barbadfos është duke hetuar vdekjen nga arma e zjarrit të 21 vjeçarit.
Thuhet se Alleyn ka qenë duke ecur përskaj shtëpisë së tij, kur në nga një burrë i panjohur kanë ardhur disa të shtëna, ku për pasojë ai kishte mbetur i vdekur./klan kosova/

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A