Virgil van Dijk e ka vlerësuar ditën e sotme si “një ditë krenare për të dhe familjen e tij” pasi finalizoi transferimin rekord për 84.5 milionë euro nga Southamptoni në Liverpool.
Transferimi, që theu rekord për tarifën më të madhe të paguar për një mbrojtës, do të finalizohet më 1 janar pas shumë muajve negociata dhe polemika, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i kënaqur dhe krenar që kam pranuar të bëhem një lojtar i Liverpoolit. Sot është një ditë krenare për mua dhe familjen time pasi i jam bashkuar njërit nga klubeve më të mëdha në botën e futbollit”, ka shkruar mbrojtësi holandez në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
“Nuk mund të pres që të veshi fanellën e famshme të kuqe për herë të parë dhe të jap gjithçka që kam për të ndihmuar këtë skuadër të mrekullueshme për të arritur diçka të veçantë në vitet e ardhshme”
Liverpooli njoftoi për nënshkrimin e tij gjithashtu në rrjetin social Twitter duke postuar një foto të Van Dijkut duke mbajtur një fanellë të “Redsave”./arbresh.info/
Liverpool Football Club can confirm they have reached an agreement with Southampton for the transfer of Virgil van Dijk.
Full story: https://t.co/tJy9vsGOen pic.twitter.com/L17A7UwqaU
— Liverpool FC (@LFC) December 27, 2017
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini