Faton Shoshi ishte për një kohë të gjatë menaxheri i Era Istrefit derisa në nëntor ata të dy nuk e rinovuan më kontratën.
Nisi të thuhej se bashkë me ndarjen profesionale ndodhi dhe ajo personale, për të cilën kishte kohë që flitej se dyshja ishte bashkë.
Dyshimet u bënë akoma më të thella kur u pa se Era dhe Fatoni nuk ndiqeshin më në Instagram.
I ftuar në emisionin Thumb, Fatoni u pyet:
“Deri më sot binomi Era- Faton ka qenë i pandarë. Kohët e fundit po përfliteni sikur është shkëputur marrëdhënia juaj.”
“E vërteta qendron që kemi patur disa mosmarrëveshje të vogla. Mosmarrëveshja e parë ka qenë për këngën “Redrum” dhe kështu ia nisi pastaj për ne [me mosmarrëveshje]. Unë nuk isha dakord me diçka aq ndërkombtare [kompozitori i këngës është i huaj]. Jemi ndarë por jemi miq. Ajo ka vendosur të ndjekë rrugët e saja, unë të mijat.”/albeu/
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein
Haxhiu nderon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit