Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përgëzuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit dhe Kryesisë së re.
Urimi i Haradinajt në Facebook:
Përgëzoj Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për zgjedhjet e rregullta të mbajtura sot.
Uroj Kryesinë e re dhe u dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme në avancimin e dijës, artit, shkencës dhe mbi të gjitha interesave kombëtare.
Në veçanti, uroj Kryetarin e sapozgjedhur të ASHAK, akademik Nexhat Dacin, për detyrën e re.
Besoj se akademik Daci do të jetë promovues i vlerave më të larta shkencore dhe njerëzore dhe do të ruaj integritetin e Akademisë, si institucioni ndër më kredibilët të shoqërisë sonë, i cili mbronë punën e gjeneratave të tëra, që kontribuan dhe sakrifikuan, njëkohësisht duke hapur shtegun për gjeneratat e reja, që do t’i dalin zot atdheut.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë