Agjenti i yllit të Arsenalit, Alexis Sanchezit, raportohet se ka shkuar në Francë për të biseduar me zyrtarët e Paris Saint Germainit.
Derisa po afrohet merkato e transferimeve në janar, spekulimet rreth të ardhmes së Alexis Sanchezit kanë filluar të ngritën sërish, transmeton portali arbresh.info. Sipas situatës aktuale, reprezentuesi kilian do të jetë një agjent i lirë kur të vije fundi i sezonit, por nëse ai largohet nga janar, një tarifë duhet të paguar nga pala e interesuar.
Raportet e fundit kanë pretenduar që Manchester City është afër marrëveshjes për të bërë sulmuesin Alexis Sanchez lojtarin më të paguar në Premierë Ligë.
Megjithatë, thashethemet në Francë sugjerojnë që sulmuesi është i hapur për opsionet e tij dhe ‘Canal Plus’ pretendon që reprezentuesi i 29-vjeçarit ka nisur bisedimet ne PSG-në në Paris mbrëmjen e së martës.
Një numër i lojtarëve të Arsenalit besohet se janë të frustruar me Sanchezin për shkak të formë së tij aktuale./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...