Arsenali është favorit për të nënshkruar me yllin shqiptar Xherdan Shaqirin në merkaton e muajit janar të transferimeve.
Sipas basteve të fundit, Newcastle United është në pozitën e dytë si favorit për të nënshkruar me sulmuesin e Stoke Cityt para përfundimit të muajit të ardhshëm, por “Topçinjtë” janë aktualisht në një pozitë më të mirë, shkruan portali arbresh.info.
Evertoni, Tottenhami, Liverpooli gjithashtu thuhet se janë duke kërkuar shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës në janar derisa Stoke City vazhdon të rrezikojë dëbimin nga Premierë Liga.

Shaqiri, i cili është i njohur për shpejtësinë e tij dhe aftësitë e tij të shkëlqyera, ka qenë një performues i jashtëzakonshëm te Stoke City qysh pas transferimit nga Interi për 15 milionë euro në vitin 2015. Ish sulmuesi i Bayern Munichut ka bërë 18 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon te “Potters” duke shënuar katër gola dhe duke krijuar pesë asistime.
Megjithatë, ai nuk ka qenë në gjendje të ndihmojë skuadrën nën udhëheqjen e trajnerit Mark Hughes nga rrëshqitja e tyre në tabelën e Premierë Ligës, ku në javën e fundit ata pësuan disfatën e pestë nga gjashtë ndeshjet e fundit.
Në rast se transferimi i tij në Arsenal finalizohet, Shaqiri do t’i bashkohet dy yjeve tjerë shqiptarë te klubi londinez, Shkodran Mustafit dhe bashkëlojtarit të tij te Zvicra – Granit Xhakës./arbresh.info/

Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...