Janë ndihmuar me pako ushqimore 160 familje nga komuna e Podujevës, të cilat marrin asistencë sociale.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) e Komunës së Podujevës, në bashkëpunim me donatorët Enver Abazi dhe Muharrem Ajvazi kanë shpërndarë pako ushqimore për këto familje në nevojë, njoftoi zyra komunale për informim.
Drejtori i DSHMS në Podujevë, Agron Hyseni ka falënderuar donatorët që po ndihmojnë për t’u dalë në ndihmë familjeve nevojtare në prag të festës së Bajramit.
“Falë zemërgjerësisë së donatorëve vullnetmirë kemi arritur që të sigurojmë pako ushqimore për të gjitha familjet në asistencë sociale, të cilat i kemi të evidentuara në Qendrën për Punë Sociale”, ka thënë drejtori Hyseni.
Hyseni ka theksuar se DSHMS është duke përgatitur vendimet për subvencionim edhe te 50 familjeve me mjete financiare për sigurimin e barërave.
Pakoja ushqimore, e cila është shpërndarë sot, kap vlerën prej 50 eurosh.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim