Nikos Kotzias, shef i diplomacisë greke, ka deklaruar se duhet patjetër të gjindet një pajtueshmëri për çështjen e emrit me Maqedoninë.
Në intervistën e tij për televizionin shtetëror grek, ERT, Kotxias pret që Maqedonia të tregoj kulturë pajtueshmërie, që do të thotë se asnjëra palë nuk do të del fitues i plotë, pra duhet të gjendet një mes që do të pranohet nga të dy palët.
Kotzias është shprehur i kënaqur që ende nuk ka një propozim konkret në tavolinë, duke ritheksuar se nuk mundet që Maqedonia të hyj në NATO me shkurtesën IRJM.
I pyetur për deklaratën e ministrit Kammenos, diplomati grek thotë se në Kuvend ka shumicë parlamentare, e jo shumicë partiake, në rast të një marrëveshje të mundshme./Telegrafi/
35 aksidente brenda një javë në rajonin e Ferizajt, 15 të lë...
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...