Anthony Joshua është gati për “rock and roll” në ring me patriotin Tyson Fury, në rast se do të përballen një ditë.
Kampioni i botës në peshat e rënda,Fury, ish-kampion bote, nuk ngjitet në ring që prej nëntorit 2015, kur mori titujt kampionë bote në peshat e rënda, pas fitores me vendim unanim ndaj Wladimir Klitschko.
Por tashmë 29-vjeçari është gati të rikthehet në ring, pasi ka zgjidhur mosmarrëveshjet me antidopingun britanik dhe pret ta rimarrë licencën për boksin.
“Unë nuk e di nëse Tysoni do të rikthehet, apo në çfarë situate është tani gjendja e tij. Por, siç kam thënë gjithnjë, unë jam gati të përballem me të dhe t’i tregoj vendin. Do të ‘kërcej’ në ring me të. Nëse ai dëshiron të përballet me mua verën e ardhshme, atëherë le të vijë. Unë po i lëshoj sfidën. Tashmë topi është në fushën e tij. Unë jam gati për ‘rock and roll’ me të. Nuk më intereson se çfarë mendon ai”, ka deklaruar Anthony Joshua.
Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor ...
Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në
Kosova s’përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ba...
Tri kombëtare evropiane po shqyrtojnë bojkotin e Kupës së Bo...
Publikohen shifrat, rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri-Izra...
Nëse i njihni këta persona, kontaktojeni policinë – dyshohen...