10 deputetë të Kuvendit do të procedohen në gjendje të lirë nga policia për protestën e kryer ditën e hënë nga opozita.
Deputetët akuzohen nga policia për prishje të rendit dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
Ndërkohë, 6 qytetarë janë arrestuar për trazirat e shkaktuara në protestën e thërritur nga opozita para godinës së Kuvendit, ndërsa dy të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë.
Policia e Shtetit njoftoi pasditen e së hënës se gjatë protestës së paradites të opozitës kanë mbetur të lënduar 6 efektivë policie.
Policia e Shtetit sqaron se të lënduarit janë 3 policë të forcave “Shqiponja” dhe 3 efektivë të Komisariatit numër 1.
Mes policëve të lënduar janë edhe dy femra./Top Channel/
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz