Shoqata për personat e prekur me fibrozë cistike kanë organizuar një takim për të diskutuar lidhur me këtë sëmundje, transmeton Klan Kosova.
Fibroza cistike është një sëmundje trashëguese e cila prek mushkëritë, zorrët dhe pankreasin, e që sipas Kryetarit të kësaj shoqate, Ismet Jahiri, në Kosovë janë të prekur 105 fëmijë.
Ata pohuan se kanë ankesa të shumta drejt Ministrisë së Shëndetësisë për futjen e barërave në listën esenciale të kësaj sëmundje që në Kosovë thuajse nuk gjenden fare ilaçet për trajtimin e kësaj sëmundje, dhe se kostoja e lartë e çmimeve me kosto prej 1500 euro është e papërballueshme për familjarë,
Prindërit janë ankuar se edhe kushtet në spitale për trajtimin e kësaj sëmundje janë shumë të dobëta pasi që asnjë mjek të specializuar për këtë fushë, nuk ka.
Mjeku pulmolog, Hajdin Imeri, tha se nga Ministria e Shëndetësisë po kërkojnë kushte më të mira për ta trajtuar këtë sëmundje, si dhe të ketë repart të veçantë pasi që kjo lloj sëmundje trashëguese kërkon trajtim të veçantë, pa anashkaluar edhe barërat qe shumica nuk gjenden në Kosovë./Klan Kosova/
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...