Yjet e Arsenalit, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil besohet se kanë në plan t’i bashkohen klubit të njëjtë verën e ardhshme.
E gjithë kjo pikëpamje vjen nga ish mesfushori i Skocisë dhe tani analisti në televizionin ‘ESPN’, Don Hutchison, transmeton portali arbresh.info.
Të dy, Sanchez dhe Ozil do të mbeten pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe rinovimi i tyre për të vazhduar në Emirates duket se nuk do të ndodhë. Por, trajneri Arsene Wenger ka përsëritur disa herë se dyshes nuk do t’i lejohet të largohen nga klubi në merkaton e transferime në janar.

Kjo do të thotë se ata do të jenë të lirë për tu larguar falas për transferim gjatë verës derisa Manchester United ka shfaqur interesimin në Ozilin, ndërsa Manchester City kërkon Sanchezin.
Hutchison pretendon se ka dëgjuar nga dhoma e zhveshjes së Arsenalit që yjet janë jashtëzakonisht të afërt me njëri-tjetrin. Duke u bazuar në këtë, Hutchison sugjeron që ata do të qëndrojnë së bashku dhe nëse transferohen do të kalojnë te klubi i njëjtë, transmeton portali arbresh.info.
“Ajo që jam duke e kuptuar është se ata janë shumë, shumë të afërt, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil”, ka thënë fillimisht Hutchison. “Kjo është ajo që e kam dëgjuar nga dhoma e zhveshjes”
“Ata janë shumë, shumë të afërt, prandaj edhe nëse largohen ata do të qëndrojnë së bashku me njëri-tjetrin”
Pas barazimit pa gola 0 me 0 ndaj West Hamit, “Topçinjtë” presin në Emirates skuadrën e Newcastles nesër (e shtunë)./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve