Atletico Madrid dhe Arsenal luajnë sonte në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në një duel që premton emocione të mëdha në “Riyadh Air Metropolitano”.
Kjo ndeshje do të luhet duke nisur nga ora 21:00.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone kërkon të lërë pas disfatën e rëndë 4:0 që pësoi nga londinezët në fazën e grupeve dhe të rikthehet fuqishëm para tifozëve të saj. Megjithatë, “Los Colchoneros” përballen me mungesa të ndjeshme, pasi Pablo Barrios dhe José María Giménez janë të dëmtuar, ndërsa në dyshim mbeten Ademola Lookman dhe David Hancko. Në sulm, rikthimi i Julián Álvarez pritet të japë impuls të ri, përkrah liderit Antoine Griezmann.
Nga ana tjetër, Arsenal i Mikel Arteta udhëton drejt Madridit me objektivin për të ruajtur serinë pa humbje në këtë edicion. Mungesa e Kai Havertz mbetet një goditje për “Topçinjtë”, por rikthimi i mundshëm i Bukayo Saka dhe gatishmëria e Eberechi Eze rrisin opsionet në repartin ofensiv. Në mbrojtje, dyshja William Saliba – Gabriel Magalhães ka qenë ndër më të qëndrueshmet në turne.
Forma e fundit favorizon londinezët, që mbeten të pamposhtur në këtë sezon të Champions League, duke pësuar vetëm pesë gola në 12 ndeshje. Në krahun tjetër, Atletico ka hasur vështirësi, me vetëm dy fitore në nëntë ndeshjet e fundit, por historia tregon se madrilenët shndërrohen në një kundërshtar të fortë në ndeshjet me eliminim direkt në shtëpi.
Përballja e sotme e cila fillon në orën 21:00, pritet të jetë një test i vërtetë për të dy skuadrat, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën në garën për një vend në finale.
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...