Gent Begolli, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka dhënë arsyet e marrëveshjes me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se , dega e AAK-së në Prishtinë ka vendosur që ta nënshkruajë këtë marrëveshje për proceset që kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Të nderuar bashkëqytetar të Prishtinës,
Në zgjedhjet e fundit lokale, ne si AAK kemi siguruar 8,200 vota dhe kjo falë besimit qe na keni dhënë ju, qytetarë të Prishtinës për të cilin ne ju jemi shumë mirënjohës.
Duke mos dashur të jemi në pozitë të bllokuesit ne si degë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë kemi vendosur qe të lidhim marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje e gjithë kjo për hirë të proceseve qe kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit tonë.
Prishtina dhe qytetari i Prishtines mbi te gjitha!”./arbresh.info/
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...