Portieri i Arsenalit, David Opsina mund të jetë shënjestër e skuadrës belge Club Brugge, që është duke kërkuar reprezentuesin kolumbian si zgjedhjen e tyre të parë për këtë sezon.
Club Brugge thuhet se është duke kërkuar një portier të ri për t’i dhënë pozitën startuese dhe tashmë kanë në shënjestër dy futbollistë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raporteve të ndryshme, David Ospina së bashku me Hendriku von Crombruggen e KAS Eupenit janë shënjestër të tyre.
Opsina thuhet se është i pakënaqur me mungesën e kohës së tij në fushë te Arsenali dhe dëshiron të luaj si startues para Kampionatit Botëror të verës së ardhshme.
“Topçinjtë” besohet se janë të hapur për lejuar atë që transferohet tek ndonjë klub në formë huazimi./arbresh.info/
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...