Sot në orën 18:00 mbyllen aplikimet për Kryeprokuror të përkoshëm.
Deri në keto momente janë zyrtarizuar 4 kandidatura për këtë post.
Ndërkaq albeu.com mëson nga burime të sigurta se edhe zv.drejtori në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Besnik Muçi do të kandidojë për këtë post.
Besnik Muçi ka një eksperiencë të madhë në prokurori i cili ka pasur edhe shumë çështje delikate.
Ai ka filluar eksperiencën e parë si prokuror në Elbasan për të kaluar më pas në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas kësaj ai ka kaluar te Krimet e Rënda.
Muçi është i njohur edhe për publikun pasi ka qenë disa herë e ftuar edhe në emisionin Opinion me moderator Blendi Fevziun dhe vazhdimisht ka publikuar në media analiza për reformën në drejtësi.
Besnik Muçi gjithashtu është edhe kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë./albeu.com
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...