Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës e ka vendos vendin në një pozitë shumë të vështirë pas bisedimeve në Bruksel.
Sipas tij, tashmë është e qartë se më 29 qershor, qeveria nuk është ndarë nga bisedimet ashtu siç i ka paraqitur para opinionit publik në vend, dhe se komunitet ndërkombëtar ka shtuar presionin për përmbushje të marrëveshjes se prillit për asociacionin e komunave serbe.
“Kancelarja Merkel, lavdëroj Vuçiqin për kompromisin e bërë nga bisedimet e fundit dhe si duket ishte e pakënaqur me palën kosovare. Se kjo temë ka qenë kryesore në takim tregon edhe rëndësia që ju dha në konferencën për shtyp, por si duket jo vetëm kancelarja Merkel është e pakënaqur nga rrjedhja e bisedimeve në Bruksel, por edhe miqtë tjerë ndërkombëtar kanë shfaqur hapur pakënaqësi ndaj delegacionit kosovar, prandaj ata janë në presion të themelimit të këtij asociacioni, e në fakt kjo është tema qendrore me të cilën qeveria e Kosovës do ballafaqohet në ditët që vijnë, dhe jo vendimi i Parlamentit të Kosovës për ndryshimet kushtetuese”, ka shkruar Limaj.
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit