
Luxembourg - Luxembourg-Ville - Le Grund - Ville Haute
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, 134 persona nga Kosova shkuan në Luksemburg si azilkërkues. Megjithatë, pasi që vendi nuk konsiderohet më si zonë në konflikt, shpresa për të mbetur aty është e vogël dhe shumica do të detyrohen të kthehen, siç është rasti i familjes Cetkoviq.
Azilkërkuesit nga Kosova paraqesin çerekun e azilkërkuesve që arritën në Luksemburg gjatë gjashtë muajve të parë të 2015, raporton Wort.lu. Familja Cetkoviq shkoi nga Kosova në Luksemburg në tetorin e vitit 2012. Azili iu refuzua më 2014, ndërsa iu ishte lëshuar një leje qëndrimi deri në korrik të vitit 2015, në mënyrë që fëmijët të mund të përfundonin vitin shkollor, transmeton Koha.net.
“Thonë se Kosova nuk është në gjendje lufte dhe për pasojë nuk mund të na japin azil”, ka thënë Balsa, djali 16 vjeç i familjes Cetkoviq. “Por, ku duhet të shkojmë ne?”, pyet ai.
Pas tri vjetësh qëndrimi në Luksemburg, vajza Emiljia flet luksemburgisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Ajo ka krijuar miq dhe shkon në shkollë, ndërsa familja brengoset se do ta ketë të vështirë të riintegrohet në ndonjë shkollë në Kosovë.
Balsa nuk do ta vazhdojë shkollën në Kosovë, pasi që ai nuk flet gjuhën zyrtare, atë shqipe. Shanset për punë janë të vogla, pasi shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 70 për qind. Papunësia në përgjithësi është rreth 40 për qind.
“Jeta ime pothuajse ka mbaruar”, thotë Balsa. “Nuk e di se si do të mbajë kontakte me miqtë e mi në Luksemburg kur të kthehem në Kosovë. As që e dimë se ku duhet të jetojmë”.
Që nga shpallja e pavarësisë më 2008, zhvillimi ekonomik i Kosovë ka qenë i dobët. Rreth 17 për qind e popullatës konsiderohet se jetojnë në varfëri ekstreme (me rreth 0.94 cent në ditë), ndërsa 45 për qind e popullatës jetojnë në varfëri absolute (me më pak se 1.42 cent në ditë). Rreth 16 për qind e fëmijëve kequshqehen.
Gjendja e familjes është komplikuar edhe më shumë pasi që babai është serb. As kthimi në Serbi nuk është opsion për familjen, për shkak të prejardhjes myslimane nga Bosnja të së ëmës.
“Nuk na pranojnë askund”, sqaron Balsa. “Vetëm luksemburgasit na kuptojnë”.
Megjithatë, ligji i Luksemburgut është i qartë: familja duhet të kthehet në Kosovë.
Mundësia e tyre e vetme për të qëndruar është nëse ndonjëri prej prindërve merr leje të përhershme pune. Kjo do të hapte mundësinë për leje pune dhe banimi dhe ribashkim të familjes në Luksemburg.
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...