Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se dy rrugët kryesore të qytetit, “Madeline Albrigt” (rruga e Prishtinës) dhe rruga “Lidhja e Prizrenit” (tek qendrat tregtare), janë asfaltuar dje pasdite sipas standardeve.
Këto rrugë kanë qenë të degraduara jashtë mase dhe intervenimi në to ka qenë i domosdoshëm.
Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, i cili dje i inspektoi punimet së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun, është shprehur i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e punimeve, pasi që brenda javës janë nisur dhe përfunduar këto rrugë.
“Këto rrugë kanë qenë të degraduara skajshmërisht dhe intervenimi në to ka qenë shumë i nevojshëm. Së bashku me ministrin Zharku i pamë punimet dhe jam i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën pasi në afat rekord, brenda javës, u përfunduan këto rrugë. Me këtë ritëm të investimeve në infrastrukturë do të vazhdojmë derisa përfundimisht ta nxjerrim Gjilanin nga lloçi dhe vadat”, është shprehur Haziri.
Ai ka theksuar se në bashkëinvestim me Ministrinë e Infrastrukturës, Komuna do të vazhdojë me projekte të mëdha infrastrukturore, siç janë hyrje-daljet e qytetit, korridoret, rrugët regjionale që Gjilanin e lidhin edhe me rrugët ndërkombëtare, autostrada Gjilan-Prishtinë etj.
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar me 3 vite burg
Misteri i orëve të fundit të Epstein, dokument i ri ngre pik...
Horoskopi i datës 9 shkurt