Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje të ndihmës dhe solidaritetit nga Kosova në mbështetje të zonave të përmbytura në Shqipëri gjatë javës së kaluar.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka uruar mirëmëngjesi me publikimin e disa fotografive nga ndihma e Kosovës për Shqipërinë, shkruan telegrafi
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje të solidaritetit nga Kosova në mbështetje të zonave të përmbytura ju uroj një ditë mbarë????”,(sic.), ka shkruar Rama.
Në ndihmë zonave të përmbytura, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar në Shqipëri, më saktësisht në Fier. 38 pjesëtarë dhe 20 automjete të FKS-së shkuan për të ndihmuar autoritetet atje për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. /telegrafi/

Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...
Rama për “Kathimerinin”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm ...
Ballkani Perëndimor rrezikon të humbasë mbi 700 milionë euro...