Ministria e Jashtme e Rusisë përfundimisht i është përgjigjur Kosovës duket njoftuar se nuk do t’i lejohet të marrë pjesë si shtet në garat për Masterin e më të mirëve.
Në turneun që zhvillohet në 16-17 dhjetor në St Petersburg të Rusisë, Kosovës i është kërkuar të marr pjesë vetëm me flamur të Federatës Botëror, zgjedhje të cilën trajneri i xhudisteve tona të suksesshme, Driton Kuka, ka njoftuar se nuk është pranuar, shkruan portali arbresh.info.
“Po kërkohet të heqim dorë në Rusi prej simboleve shtetërore që të marrim pjesë me flamur të Federatës Botërore të cilën zgjedhje nuk do e pranojmë”, ka shkruaj Kuka në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Kuka ka thënë se heroinat tona janë ndëshkuar sërish për shkak të barrierave politike.
“Nora e Distria të cilat shkëlqyen këtë vit në shumë gara e së fundi të arta nga Grand Prix në Hagë nuk po lejohen të prezantojnë shtetin tonë. Heroinat tona prapë po hasin në barriera politike, por ne prapë do punojmë me përkushtim ma tutje pavarësisht pengesave”
Në këtë turne marrin pjesë 16-të më të mirë në çdo kategori./arbresh.info/
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...