Donald Trump është duke rrezikuar që të ndezë shkëndijat e një lufte fetare në Lindjen e Mesme, pasi zyrtarisht njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, kanë theksuar Turqia dhe Irani.
Kryeministri turk Bin Yildrim paralajmëroi se vendimi mund të nxitë një luftë të shenjtë, shkruan express.co.uk, transmeton portali arbresh.info
Sipas tij vendimi i Trump mund të sjellë probleme të pazgjidhshme, duke thënë se ishte jetike për paqen globale që Donald Trump të ndryshonte mendje.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se “SHBA-të janë duke e zhytur rajonin dhe botën në një zjarr të pafund”.
Kreu i Lartë i Iranit, Ali Khamenei, shprehu zemërimin e tij mbi vendimin, duke thënë se kjo ishte një shenjë e “paaftësisë dhe dështimit.
Liderët e të dy vendeve kanë theksuar se situata pritet të tensionohet, ndërsa Khamenei ka theksuar se “Trump u ka shpallur luftë myslimanëve”. /arbresh.info/
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26