Rita Ora dhe Andrew Watt tashmë kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.
Pasi që Rita Ora u sulmua nga shumë ndjekës në Twitter lidhur me pretendimin e një takimi dashurie me boksierin e njohur, Conor McGregor, ajo vendosi të mos heshtë, shkruan hotnewhiphop.com, transmeton arbresh.info.
Ajo u përgjigj ndaj të gjitha akuzave duke postuar një fotografi me të dashurin e saj, Andrew Watt, e kështu duke e bërë lidhjen më zyrtare.

Akuzat e saj për Conor ishin se boksieri është në një lidhje të gjatë dhe ka fëmijë, e fansat e akuzuan dyshen për mos respekt ndaj familjes.
Rita dhe i dashuri i saj për herë të parë u panë së bashku në muajin tetor të këtij viti. Çifti kishin vendosur që në tetor të vizitonin së bashku Romën për një takim romantik në mes tyre.

Burime tregojnë se Rita është munduar të mbaj lidhjen e saj jashtë vëmendjes së mediave dhe sa më private. Kjo është hera e parë që ajo ka publikuar fotografi me të dashurin./arbresh.info/

Mbi 11 milionë euro investime, Vitia tregon transformimin e ...
Pensionohet koloneli i FSK-së Sefer Shyti, Maqedonci e dekor...
E trishtë/ Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë
FSK realizon Forumin e Nënoficerëve
Alba largohet përkohësisht nga Big Brother VIP Kosova, ndodh...
Balla: Sa herë Kosova ka festë, Saliu e bën një dëm në Shqip...