Futbollistët e rinj profesionist Eddie Nketiah, Matt Macey dhe Ben Sheaf kanë nënshkruar të gjithë kontrata të reja te Arsenalit.
Të tre lojtarët janë shpërblyer me vazhdime të kontratave pas debutimit të tyre në skuadër këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Eddie ka luajtur në katër ndeshje me skuadrën e parë deri tani këtë sezon. Sulmuesi 18-vjeçar la qenë pjesë e tri ndeshjeve deri tani në Evropa Ligë dhe Carabao Cup.

Matt është paraqitur në dy ndeshje te skuadra e parë e “Topçinjve” këtë sezon. Portieri 23-vjeçar ka mbajtur portën e pastër në barazimin pa gola 0 me 0 ndaj Red Star Belgrade në Evropa Ligë dhe ishte pjesë e fitores ndaj Canaries në Carabao Cup.
Ben ka bërë gjithashtu paraqitje evropiane këtë sezon. Mesfushori 19-vjeçar ishte inkuadruar në fushë vonë në fitoren si mysafirë ndaj Red Star Belgrade në tetor./arbresh.info/

Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...