Phillips, në përgjigjet për gazetën “danas” ka propozuar që të ndryshojë formati i dialogut të Beogradit e Prishtinës, të definohen qartë temat e bisedimeve dhe të vendoset afati i tyre, më së shumti dy vjet, si dhe në to aktivizohen negociatorë të njohur ndërkombëtarë.
Federica Mogherini edhe më tej mund të luajë rol ceremonial, porse është i nevojshëm që një negociator me përvojë të marrë rolin udhëheqës.
“Rekomandojmë që Wolfgang Schäuble të jetë ai”, ka thënë Phillips.
Sipas fjalëve të tij, SHBA-ja do të duhej ta emëronte emisarin për dialog, e Condolezza Rice, e cila ka përvojë në Ballkan dhe është shumë e respektuar, mundet në mënyrë efektive të punojë në ekipin e Schäubles për t’u përfunduar ato negociata.
Në pyetjen nëse Moska do të duhej të përfshihej në negociata, Phillips mendon se ndërmjetësit ndërkombëtare mund t’i njoftojnë zyrtarët rusë, por nga distanca.
Pse të ulet Rusia në tryezë? Moska tashmë ka ndikim të rëndësishëm në aktivitetet e agjencisë ushtarake informative në rajon sikur dhe në operacionet informative në bazën “zjarrfikëse” në Nish, ka vlerësuar Phillips.
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...