Afro 1,500 mbështetës të partisë opozitare konservatore në Maqedoni, e kanë mbajtur një demonstratë në Shkup, me ç’rast kërkuan lirimin e 22 personave të arrestuar për akuza se janë të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, në muajin prill.
Nikolla Gruevski, ish-kryeministër dhe lider i partisë opozitare, WMRO-DPMNE, u tha pjesëmarrësve të tubimit të mbrëmshëm se arrestimet ishin “të padrejta” dhe kërkoi “liri për patriotët”.
Zyra e prokurorit publik të Maqedonisë i ka akuzuar 36 vetë për depërtimin me dhunë në parlament, me ç’rast u lënduan më se 100 vetë, raporton agjencia AP.
Ata janë të akuzuar se paraqesin “kërcënim terrorist për rendin kushtetues dhe sigurinë”, dhe ballafaqohen me dënim ne burg disavjeçar.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...