Nëse Brukseli vendos që të ketë ndryshime në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradi dhe nëse aty përfshihet ish sekretarja amerikane, Condoleeza Rice, atëherë edhe pala serbe do ta ketë propozimin e saj.
Ata sipas raportimeve të mediumit serb, Informer, ata do të kërkojnë që në këtë dialog të përfshihet edhe Rusia përmes ministrit të Jashtëm të saj, Sergei Lavrov.
Aty thuhet më tej se ka pak mundësi që të ketë ndryshime në formatin e dialogut.
“Nëse diçka ndërron në Bruksel dhe Amerika përfshihet në dialog, kjo do të nënkuptonte ndryshim të formatit dhe se Serbia nuk do të lejojë palën tjetër të fitojë. Beogradi do të kërkojë që edhe Rusia të jetë ndërmjetësues, praktikisht, Lavrov, që do të mbikëqyrte lëvizjet dhe bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, në emër të Rusisë”, i referohet mediumi serb një burimi./Klan Kosova
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë