“Japonia dhe Koreja Jugore, me të cilat Shtetet e Bashkuara janë duke kryer provokime kundër Koresë Veriore, do të bien viktima të para”, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
“Ndërsa ne dënojmë sjelljet e Phenianit, ne nuk mund të dënojmë sjelljen provokative të amerikanëve”, ka deklaruar Lavrov gjatë një interviste për transmetuesin bjellorusi STV, transmeton portali arbresh.info
Në fillim të javës, Koreja Veriore ka zhvilluar testin e saj të parë të raketave në dy muaj, duke testua një ndër raktetat ndërkontinetale më të fuqishme deri tani.
Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley ka reguar ashpër, duke kërkuar më shumë sanskione kundër Phenianit dhe duke kërcënuar se “në rast të fillimit të luftës, regjimi i Koresë Veriore do të shkatërrohet plotësisht”.
Lavrov përsëriti se në shtator, SHBA-ja bëri të qartë se stërvitjet ushtarake të ardhshme me Korenë e Jugut nuk do të ndodhnin deri në pranverë, megjithatë, të dy vendet do të fillojnë që në dhjetor stërvitjet.
Rusia dhe Kina kanë propozuar dialog për zgjidhjen e krizës. Propozimi bëri thirrje që Koreja e Veriut të frenojë testet e saj bërthamore dhe raketore, në këmbim të SHBA-së duke hequr dorë nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut në rajon, por u refuzua nga Uashingtoni./arbresh.info/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës