Athletic Bilbao dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga.
‘Los Blancos’ përfituan ndaj liderit në La Liga – Barcelonës herën e fundit kur mposhtën Malagan me rezultat 3 me 2 pasi “Blaugranët” barazuan ndaj Valencias, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, kampioni i Evropës ka një shans tjetër mbrëmjen e sotme për t’iu afruar gjigantit katalunas, i cili barazoi edhe në takimin e sotëm ndaj Celta Vigos duke humbur dy pikë.
Fitorja është më së e nevojshme për kampionin në La Liga pavarësisht detyrës së vështirë edhe pse nikoqirët janë në formë të dobët.
Përveç Asensios, Zinedine Zidane është në mungesë edhe të shërbimeve të superyllit Gareth Bale, i cili sërish është lënduar në pulpë të këmbës.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Estadio San Mames duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
? Here's our starting XI to face @Athletic_en!#RMMovistar | #RMLiga pic.twitter.com/Abgou7QeO8
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) December 2, 2017
? XI ?⚪️?⚪️? #athletic #athlive #AthleticRealMadrid pic.twitter.com/b8dmTOZvWm
— Athletic Club (@Athletic_en) December 2, 2017
Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...