Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët dhe shfrytëzuesit e aksit rrugor Prishtinë – Ferizaj, se si pasojë e reshjeve të shtuara atmosferike në dy ditët e fundit në Kosovë, ka ardhur deri te rrëshqitja e dheut në vendpunishten e zgjerimit të rrugës në hyrje të Prishtinës, në lagjen Veternik.
“Ekipet punuese të operatorit ekonomik të kontrakutar për kryerjen e këtyre punimeve dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e dëmit të mëtejshëm dhe për vendosjen e situatës në kontrollë”, thuhet në njoftimin e MI-së./arbresh.info

FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...