Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është akuzuar për sjellje të pahijshme nga Federata e Futbollit të Anglisë pas është larguar në ndeshjen ndaj Swansea Cityt.
Strategu italian ka afat deri më 5 dhjetor për t’iu përgjigjur akuzave, transmeton portali arbresh.info. Ai mund të paguaj një gjobë prej 8 mijë funta apo të përballet me këto akuza.
48-vjeçari është ndëshkuar nga gjyqtari Neil Swarbrick pas ankesave rreth taktikës së Swanseas për humbje të kohës.
“Kërkoj falje për këtë”, ka thënë Conte pasi shikoi të gjithë pjesën e dytë të fitores 1 me 0 nga ekrani i telezorit në dhomën e zhveshjes.
“Isha i frustruar. Sigurisht bëra një gabim. Gjatë ndeshjes unë vuaj. Me lojtarët e mi unë vuaj. Është shqetësuese”, shtoi ai.
Ndeshja e ardhshme e kampionit në fuqi të Anglisë është ajo ndaj Newcastle United si nikoqir këtë të shtunë./arbresh.info/
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...