Melania Trump këtë vit do të festojë për herë të parë Krishtlindjet në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo ka filluar qysh prej tani të kujdeset për zbukurimet dedikuar kësaj feste. Trump publikoi një video në Twitter duke treguar se si është zbukuruar Shtëpia e Bardhë.
E menjëherë pas publikimit të videos dhe fotografi kanë filluar talljet në mediat sociale, që disa i konsideruar si shumë të bezidisshme zbukurimet, shkruan sfgate.com, transmeton arbresh.info.

Përpos zbukurimeve tradicionale, u pa i rregulluar edhe një korridor që dukej shumë i zymtë. Disa prej tyre këto zbukurime i cilësuan si shumë të frikshme dhe drithëruese. Madje një përdorues i Twitter ka shkruar se korridori është zbukuruar me degë të vdekura. Madje me këto imazhe filluan të përdornin edhe photoshopin.


Tema e dekorimit këtë vit ka qenë “Time-Honored Traditions”./arbresh.info/

Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...