Arsenali ka regjistruar fitore me rezultat të thellë 5 me 0 në ndeshjen ndaj Huddersfieldit.
“Topçinjtë” kanë siguruar fitoren e tretë radhazi në Premierë Ligë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) duke mposhtur me rezultat të thellë skuadrën e Florent Hadergjonajt, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Mesut Ozil superior, tri fitore radhazi nga Arsenali
Mesut Ozil ka bërë një paraqitje spektakolare duke shënuar një gol të bukur dhe duke krijuar dy asistime. Reprezentuesi i Gjermanisë është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi (9.6).
Shkodran Mustafi është vlerësuar me notë të lartë 8.4, Granit Xhaka me notë 8.0, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar Hadergjonaj është vlerësuar me notë 5.8.
Lojtari me notën më të dobët është portieri Jonas Lossl (5.0)./arbresh.info/

KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...