Kryeqendra e Kosovës, Prishtina, në udhëkryqet kryesore të saj pothuajse në çdo kohë për çdo ditë, është e mbushur me fëmijë dhe gra, të cilët kërkojnë lëmoshë, duke pastruar xhama të veturave raporton “038”.
Ata, jo vetëm që pengojnë në trafik por edhe kanë sjellje insistuese e bezditëse për shoferët.
Të tillët nga institucionet vendëse për mirëqenie sociale e po ashtu edhe nga Policia e Kosovës, trajtohen si raste sociale dhe në faza të ndryshme nga po të njëjtat institucione përgatiten edhe projekte për largimin e tyre nga rruga.
Megjithatë me të përfunduar procedurat legale ndaj tyre, ata sërish i drejtohen rrugës ka thënë Vehbi Mujku, drejtor i qendrës për punë sociale.
Nga qytetarët dhe institucionet nuk përjashtohet mundësia se këta mund të jenë të manipuluar, apo të organizuar nga grupe të ndryshme kriminale, ngase një pjesë e tyre vijnë nga jashtë vendi, përkatësisht nga Shqipëria, e edhe pse dëbohen, në mos ata, grupe të tilla sërish kthehen rrugëve të Prishtinës, të cilat i konsiderojnë më fitimprurëse se ato të Shqipërisë.
Me gjithë përpjekjet për largimin e tyre, numri i fëmijëve, por edhe i të rriturve që kërkojnë lëmoshë nga viti në vit është rritur.
Që një dukuri e tillë të rrallohet kërkohet mosdhënie parash nga qytetarët.
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...
Kushtrim Kelani thyen heshtjen, flet për herë të parë për li...
Publikohet lista e Kosovës U21 për dy miqësoret e muajit qer...
Kandidati për president të Real Madridit, Riquelme: Florenti...
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...