Senatori demokrat Al Franken gjatë një konference për shtyp, të parën që nga akuzat për ngacmim seksual, tha se ndjehet “keq” dhe se shpreson të rifitojnë besimin e publikut duke u kthyer në punë.
Ai e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan të jap dorëheqje nga pozita e tij, shkruan Fox, transmeton portali arbresh.info
“Do të më marrë kohë për kthyer besimin e njerëzve, por shpresoj se kjo do të fillojë që sot duke u kthyer në punë”, tha ai jashtë zyrës së tij në Capitol Hill. “Unë kam qenë duke u përpjekur për të marrë përgjegjësinë…por jam përgjegjës për të gjitha gjërat”.
Ligjvënësi i Minesotës para gazetarëve tha se ishte “i turpëruar” nga sjellja e tij e “keqe”.
Franken është akuzuar nga katër gra për ngacmimim seksual, duke përfshirë edhe njëren që tha se “ai e ka puthur me forcë”./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...