Zyra e BE-së në Prishtinë, EULEX-i dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë me anë të një komunikate i janë përgjigjur deputetëve të kualicionit qeverisës të cilët javën që shkoi bojkotuan seancën për të protestuar kundër Eulexit.
Kjo është komunikata e plotë./arbresh.info
Kumtesë për shtyp nga Zyra e BE-së/ Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, EULEX-i dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë
Kosova ka një perspektivë evropiane. Por ritmi i afrimit të Kosovës me BE-në varet qartë nga ritmi më të cilin ajo i zbaton reformat në të gjitha fushat përkatëse, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore. Një demokraci funksionale, efektive, shumëpartiake parlamentare është thelbësore në Kosovë në mënyrë që t’u mundësojë ligjvënësve kosovarë t’i bëjnë këto reforma shumë të nevojshme. Është e rëndësishme që të ndiqen proceset demokratike, që parlamenti të takohet rregullisht, të funksionojë siç duhet dhe në mënyrë efektive, dhe të mbështes sundimin e ligjit. Ne presim që të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të veprojnë me përgjegjësi dhe të zbatojnë pa vonesa të panevojshme prioritetet që pasqyrojnë vullnetin e popullit.
Në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, BE-ja po i ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet dhe pret që të gjithë aktorët politikë të veprojnë me përgjegjësi, për hir të popullit të Kosovës.
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...