Kantautori dhe këngëtari i njohur Gjergj Leka ka pranuar se është martuar me Erisela Marku vetëm pak kohë më parë.
I ftuar tek Rudina, ai ka folur për jetën private, dashurinë me Eriselën dhe martesën e fshehtë.
“Fëmija dua të rritet me babë, s’dua të thonë e solli gjyshi në shkollë. Nuk mendoj që në këtë moshë duhet ta bëj një gjë të tillë. Nuk e ndjej, jam vonë”- tha Leka.
Bashkëshortja e tij, Erisela e cila është jo pak por 22 vite më e re në moshë se këngëtari e ka pranuar këtë fakt pavarësisht se nuk është dakord.
“Erisela s’ka si të jetë dakord, por meqë më do shumë thotë ke të drejtë!”- përfundoi Leka tek Rudina. /albeu.com

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron