Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se partia e tij nuk do të jetë e qetë nëse gjatë rinumërimit do të tentohet të manipulohet dhe lëndohet procesi i sovranit.
Ai tha se Vetëvendosje është optimiste se Gjykata Supreme do t’i marrë për bazë kërkesat e LVV-së për vendimin e PZAP-së.
Sipas Selimit ishte e pakuptimtë që Prishtina dhe Prizreni të shkojnë në rinumërim, derisa nuk kishte përfunduar numërimi i të gjitha votave, përfshirë ato me kusht dhe me postë.
“Nuk mund të ndihemi fajtor pse PDK ka humbur apo LDK nuk ka arritur ta kthej Prishtinën. Ne jemi ankuar vendimin e PZAP-së sepse vendimi konsiderojmë se është i papranueshme dhe joligjor”, deklaroi Selimi.
Iniciativa për ta çuar Prishtinën dhe Prizrenin në rivotim, sipas tij, ka qenë politike.
“Nuk i frikësohemi rinumërimit, por i frikësohemi manipulimeve…Si mund të numërohen votat ende pa u numëruar të gjitha votat”, tha Selimi, sipas të cilit, KQZ është dashur të vazhdoj me procesin e numërimit. “ E nëse gjatë votave më kusht dhe atyre me postë kishte dal fitues Arban Abrashi, kjo do të ishte në rregull dhe do ta pranonim rezultatin”, tha Selimi, sipas të cilit, Vetëvendosje nuk do të rri rehat nëse tentohet të manipulohet procesi i votimit./RTK
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...