Vetëm pak orë më parë në Kavajë ndodhi një ngjarje e rëndë ku një burrë, 50-vjeç qëlloi me thikë gruan e tij duke e lënë të vdekur.
Në galerinë më sipër mund të shikoni fotot e viktimës dhe autorit të ngjarjes së rëndë.
Fqinjët bëjnë me dije se çifti ishte shembullor, merreshin me bujqësi dhe blegtori ku përveç rritjes së gjelave të detit, kishin edhe një serë afër banesës, me fitimet e së cilës, përballonin jetesën.
Samiu dhe Sosja ishin prindër të pesë fëmijëve, 3 djemve dhe dy vajzave, të cilat pas divorcit ishin kthyer në shtëpinë e prindërve duke i shtuar më shumë hallet, raporton “BW”.
Burimet policore thanë se shkak i ngjarjes është bërë një zënkë e momentit pasi Samiu i ka kërkuar llogari të shoqes për një palë pantallona të paqepura.


The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...