Joao Mario po luan sezonin e tij të dytë te Interi, por ende nuk ka arritur të bindë zikaltrit, që t’i besojnë një fanellë titullari.
Qëndrimi i shpeshtë në stol ka bërë që portugezi të shfaqë hapur pakënaqësinë në lidhje me situatën, teksa nga grumbullimi me kombëtaren u shpreh se do të vlerësojë mundësinë e largimit në muajin janar.
Këto deklarata duket se nuk u pritën aspak mirë nga drejtuesit e klubit, që tani kanë filluar të vlerësojnë ofertat në drejtim të tij. Sipas raportimeve të medieve italiane, pasi kanë marrë edhe mendimin e Spallettit, drejtuesit e Interit kanë vendosur edhe çmimin për kartonin e tij.
Kështu, klubet e interesuara për shërbimet e tij, do të duhet të arkëtojnë plot 30 milionë euro në arkat e klubit të Milanos, ndërsa vetë zikaltrit shpenzuan 43 milionë, për të marrë Joao Marion nga Sportingu.

Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...